Shala, ministrit të ekonomisë së Maqedonisë: Të largohen barrierat ndaj produkteve të Kosovës
08 gusht 2019
| 13:03
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka dërguar sot letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, nga i cili ka kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare.
“Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/