Shala: Jam i lumtur që PDK-së iu bashkua Altin Krasniqi, djali i mësuesit tim

04 dhjetor 2024 | 15:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se është shumë i lumtur që kësaj partie i është bashkuar djali i mësuesit të tij, Jakup Krasniqi, Altini.

Ai ka thënë se me “djem të rinj patriotë e profesionistë si Altini, PDK-ja po e dëshmon se Kosova mundet më mirë”.

“Jakup Krasniqi ka qenë mësuesi im dhe një nga frymëzimet e mia rinore për të hyrë në rrugën e organizimit patriotik ilegal dhe më pas në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është hero i gjallë i Kosovës – dje zëri i luftës së UÇK-së për liri, sot zë i luftës për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së. Jam shumë i lumtur teksa e shoh sot në Partinë Demokratike të birin e tij, Altinin. Kandidimi i Altin Krasniqit për deputet nga radhët e PDK-së është një ardhje e natyrshme në shtëpinë e tij, ku trashëgimia politike dhe patriotike e babait të tij gjithmonë ka qenë e gjithmonë do të jetë e pranishme dhe e fuqishme. Me djem të rinj patriotë e profesionistë si Altini, PDK-ja po e dëshmon se Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në…