Shala kërkon respektimin e vendimit për vënien e flamujve afër produktit të origjinës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka kërkuar inspektime shtesë për të parë se është duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht neni i cili përcakton vënien e flamujve afër produktit të origjinës.
Në profilin e vet në “Facebook”, Shala ka shkruar se të gjithë pronarët e pikave shitëse duhet ta respektojnë në përpikëri këtë nen dhe njëkohësisht të mos lejohet manipulime të cilat janë.
“Sot kam kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, inspektime shtesë me qëllim që ta shohim deri ku dhe sa është duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht neni i cili përcakton vënien e flamujve afër produktit të origjinës. Kërkojë nga të gjithë pronarët e pikave shitëse që ta respektojnë në përpikëri dhe njëkohësisht mos të lejohet manipulime të cilat janë duke u krijuar në disa produkte, ku një produkti që prodhohet në një vend tjetër i vendoset flamur tjetër. Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj asnjë subjekti, çdo pikë shitëse e cila vërtetohet se nuk është duke e zbatuar këtë ligj, inspektorati do të merr masa siç është paraparë me ligj”, ka shkruar ministri Shala.
/Epoka e re/