Shala konfirmon largimin nga Flamurtari
30 qershor 2021
| 12:43
Futbollisti Bashkim Shala nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka konfirmuar se është larguar nga skuadra e Flamurtarit të Prishtinës.
“Ju informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Flamurtari. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët , trajnerët dhe kryesinë e klubit. Ju dëshiroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/