Shala: Kosova brenda një viti ka rritur eksportin për 59 milionë euro
29 shtator 2019
| 11:26
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, njëkohësisht edhe kandidat për deputet nga Nisma, Endrit Shala, ka thënë se rritja e eksportit ka qenë në fokusin e tij kryesor gjatë mandatit si ministër.
“Rritja e eksportit ka qenë në fokusin tim kryesor gjatë mandatit tim në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Përkrahja për bizneset në pjesëmarrje nëpër panaire, Kosova ka arritur që vetëm brenda një viti ta rris eksportin për 59 milionë euro”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/videos/725797891269729/
/Epoka e re/