Shala: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë Marrëveshjen për Tregti të Lirë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O`Connell, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pa rezervë që ka dhënë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë Marrëveshjen për Tregti të Lirë, që do ta lehtësojë tregtinë në mes të dyja vendeve.
“Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Conell, dhe e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pa rezervë që ka dhënë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë Marrëveshjen për Tregti të Lirë, që do ta lehtësojë tregtinë në mes të dyja vendeve. Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. Faleminderit ambasador”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/