Shala: Kosova mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë, s’ka nevojë për ngritje çmimesh

20 nëntor 2018 | 13:46

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm, ka thënë se nuk ka arsye për rritje të çmimeve të produkteve.

Ai ka shtuar se kjo ngritje është koordinuar nga disa shoqëri tregtare në disa komuna.

Sipas tij, Kosova tash mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë. “Në të dhënat që i kemi, Kosova tash mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë, por përkundër kësaj, mundësia që ta kontrollojmë këtë ngritje jo të ligjshme apo jo të nevojshme të çmimit te miellit, bukës, kam kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës ta bëjë mandatin e vet. S’ka arsye për rritje të çmimit, kjo është e koordinuar nga disa shoqëri tregtare, kryesisht në Prizren dhe Kaçanik”, ka thënë Shala.

(A.MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roçi gjithmonë tërheq vëmendjen me pamjen e saj, ku gjithmonë…