Shala: Kosova ofron shumë mundësi për investimet gjermane

13 shtator 2019 | 10:50

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka deklaruar se kompanitë gjermane në fushën e teknologjisë, janë të interesuar për investime në Kosovë.

“Kosova ka shumë të rinj, kompanitë gjermane kanë shprehur dëshirën për investime, është kërkesë dhe nevojë e tyre. Kosova ka mbi 330 mijë nxënës. Rinia e Kosovës ka shumë potenciale”, ka deklaruar Shala në televizionin publik.

Sipas tij gjysma e popullit të Kosovës është e re. “Tani kemi 100 mijë persona në universitetet publike dhe private”, deklaroi ai.

Shala vlerësoi se Kosova ka shumë mundësi për zhvillim. “Kosova është vend i mundësive, ka të rinj që lëvizin, unë vet kam studiuar e punuar në Angli”, tha ai. Për të pasur më shumë investime sipas tij duhet të ketë njerëz të profilizuar dhe të dijshëm. “Jemi duke punuar që të ngritët dija tek të rinjtë në Kosovë dhe t’i sjellim kompanitë e huaj në Kosovë dhe t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka…