Shala: Kryeministri e ka bërë edhe më të paqartë 53 milionëshin ndaj ‘Bechtel-Enka’-s

05 korrik 2018 | 14:15

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka bërë edhe më të paqartë borxhin prej 53 milionë euro për  kompaninë “Bechtel-Enka”.

“Përfaqësuesit e Qeverisë kanë qenë të paqartë, kryeministri me fjalën e sotme e ka bërë edhe më të paqartë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se nuk është marrë vendimi për ta paguar 14.7 milionë euro në Qeverinë Mustafa sepse do të ishte vendim i marrë me paragjykim.

Ai i është kundërpërgjigjur Haradinajt, i cili ka thënë se mjetet që duhej t’i paguheshin Bechtel-Enkas janë dërguar në komunat ku ka qeverisur LDK.

“Gjatë kohës kur kam qenë ministër, projektet më të shumta i kam pasur në komunat ku ka qeverisur AAK, në Deçan, në Obiliq, prandaj shikoni me kujdes”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar 14 persona me burgim…