Shala, Kurtit: ‘Termocentrali Kosova A’ s’është në remont, është para fatales

21 korrik 2022 | 19:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se “Termocentrali A” është në defekt e jo në remont, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Shala ka shtuar tutje se nuk ka mundësi të jetë në remont pasi që ka dështuar tenderi.

“’Termocentrali A’ është në defekt dhe jo në remont. Si ka mundësi të jetë në remont kur ka dështuar tenderi? Këtë e tha kryeministri, pra s’ka remont. Ai ka dalë para asaj që quhet fatale, dhe jo në atë që kryeministri e quajti, pra në remont”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për…