Shala largohet nga Ferizaj, prezantohet te Gjilani
13 shkurt 2020
| 18:29
Skuadra e Gjilanit e ka prezantuar të enjten Adenis Shalën. Futbollisti ishte pjesë e Ferizajt në stinorin vjeshtor, kurse në pranverë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Superliga.
“Adenis Shala, 21-vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vjen me përvojën gjashtëmujore në skuadrën e Ferizajt, i cili nga 16 ndeshje të zhvilluara kishte realizuar dy gola në pjesën vjeshtore të kampionatit me ekipin ferizajas”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllaznimin, kurse në përvojën e tij jashtë Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave në ekipet e lartcekura.
/Epoka e re/