Shala: Liria e shtypit, thelbësore për funksionimin e demokracisë
03 maj 2024
| 13:29
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e medieve është thelbësore për funksionimin e demokracisë.
“Liria e shtypit është thelbësore për funksionimin e një demokracie të shëndetshme. Në një botë ku informacioni është pjesë e jetës sonë të përditshme, liria e shtypit është thelbësore për funksionimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Kjo ditë, e cila shënohet çdo vit me 3 maj, sjell në vëmendje nevojën për të mbrojtur dhe për të përforcuar lirinë e shtypit si një nga themelet kryesore të një shoqërie të lirë dhe të hapur. Urime të gjithë gazetarëve!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.