Shala: Mbështetja e Kosovës duhet të jetë dobi të unitetit politik të shqiptarëve të Luginës

08 nëntor 2024 | 14:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka pritur në takim përfaqësuesit e shqiptarëve në Bujanoc.

Me këtë rast, Shala ka thënë se mbështetja e Kosovës për Luginën e Preshevës duhet të jetë e vazhdueshme dhe e sinqertë.

“Shqiptarët në Bujanoc vazhdojnë të përballen me sfida dhe me mohimin e të drejtave bazike për shanse të barabarta në ekonomi, arsim e kudo tjetër. Në Kuvendin e Kosovës, takova kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepin, kryeshefin e Drejtoratit për Arsim, Kastriot Jakupin dhe këshilltarin për arsim në Komunën e Bujanocit, Agim Hasanin.  Vlerësova përpjekjet e vazhdueshme që po bëjnë për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve. Në angazhimin e tyre, mbështetja nga Kosova duhet të jetë përherë e sinqertë dhe në dobi të unitetit politik të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e ardhshme rikthehen ndeshjet e ekipeve kombëtare, që do…