Shala: Mbështetja ndaj PDK-së është një mesazh i qartë për të ardhmen e vendit
19 janar 2025
| 13:31
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka takuar banorët në Kishnarekë.
Ai ka thënë se mbështetja ndaj PDK-së është mesazh për të ardhmen.
“Kudo që shkojmë, edhe në Kishnarekë, shohim rritjen e pandalshme të përkrahjes për një Kosovë më të mirë. Mbështetja e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike që garanton zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e shtetit, është një mesazh i qartë për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Shala në “Facebook.