Shala: Me Hamzën kryeministër do t’ia kthejmë namin Gjakovës
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, mbrëmë ka qëndruar në Gjakovë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shala para gjakovarëve ka prezantuar programin e PDK-së, duke thënë se me Bedri Hamzën kryeministër do t’ia kthejnë namin Gjakovës.
“Në Gjakovë, qytetin e kulturës, intelektualëve, zejtarisë dhe punës, së bashku me kryetarin e palodhur të degës së PDK-së, Hajdar Beqën, shpalosëm vizionin tonë për një Gjakovë më të mirë. Me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ne angazhohemi për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.Me Bedri Hamzën kryeministër, do t’ia kthejmë namin Gjakovës, ashtu siç i ka hije! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.