Shala: Me PDK-në dhe Hamzën kryeministër do të rigjallërohen sektorët minerarë dhe energjetikë (video)
30 janar 2025
| 15:51
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është zotuar se me këtë parti dhe Bedri Hamzën kryeministër do t’i rigjallërojnë sektorët minerarë edhe energjetik.
Po ashtu, Shala është zotuar se do ta trajtojnë me prioritet ndërmarrjen “Trepça” dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (PDK).
“Me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër do t’i rigjallërojmë sektorët minerarë dhe energjetikë përmes investimeve të huaja dhe partneriteteve publiko-private. Trepça do të rivitalizohet drejt prodhimit final të metaleve. KEK-u do të rigjenerohet me kapacitetet e mundshme për periudhën tranzitore derisa Kosova të kalojë në energji të pastër. Me programin tonë të qartë, Kosovës i kthehet energjia”, ka shkruar Shala në “Facebook”.