Shala: Mënyra se si qeveria Kurti ka shpërndarë paratë kesh lë vend për dyshime

02 mars 2023 | 09:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qytetarët po përballen me zbritje të pagave në kohën kur ka inflacion të lartë në vend.

Duke folur për Ligjin e Pagave, Shala ka thënë se mënyra se si qeveria Kurti ka bërë shpërndarjen e parave kesh, lë vend për të dyshuar.

Madje sipas tij, zbatimi i këtij ligji më së shumti ka ndikuar tek sektori privat.

“Kemi zbritje të pagave, në kohën kur kemi inflacion të lartë. Kemi zvogëlim edhe të stazhit të punës, kemi kategorizim pa meritor, kemi zhgënjim të kuadrove të mira profesionale. Në këto rrethana, goditje e madhe i është bërë punëtorëve të sigurisë. Është e vërtetë e madhe që sektori privat është  goditur dhe nuk është trajtuar fare. Përveç disa ndihmave me para kesh. Instrumentet që ka përdorur kjo qeveri, në pjesën e shpërndarjes së parasë kesh, janë për t’u diskutuar dhe për t’u dyshuar. Koha do ta vërtetojë që mekanizmat dhe instrumentet që ka përdorur ministria në raport me financat e shtetit, në raport me financën publike, në raport me taksapaguesit, sinqerisht do jetë proces që do na marrë kohë për ta kuptuar të vërtetën. Por, ka elemente shumë të dyshimit”, ka thënë Shala në emisionin “Këndi i Debatit” në “Tëvë1”.

Ndërsa, i pyetur pse nuk e kanë dërguar Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese, Shala ka thënë se në momentin që do ta bënin një gjë të tillë, do stopohej implementimi i këtij ligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rubrika Shënime dhe dokumente (në frëngjishte në numrin e…