Shala merr mbështetje nga familja Bazaj: Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen

05 shkurt 2025 | 11:13

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka marrë mbështetje nga familja Bazaj në Tërstenik të Drenasit.

Shala ka thënë se të bashkuar dhe me Bedri Hamzën kryeministër do të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Kënaqësi e veçantë të isha mes miqve dhe bashkëluftëtarëve në këtë rrugëtim të përbashkët për një Kosovë më të mirë. Mbështetja që kemi marrë nga familja Bazaj në Tërstenik, përkatësisht nga miku ynë Naim Bazaj, një atdhetar i devotshëm dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, na jep forcë dhe besim se fitorja në këto zgjedhje është e sigurt. Bashkë, me vullnet dhe përkushtim, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.  VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Ferat Shala në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 16.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…