Shala mëson kundërshtarin në Lojërat Olimpike
29 korrik 2021
| 18:10
Egzon Shala e ka mësuar shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Mundësi i Kosovës do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg. Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin.
“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalistë. Bjellorusi është fituesja e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020”, ka thënë Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai garon më 5 gusht. Egezon Shala në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” është kualifikuar me normë, si i pesti në Kampionatin Botëror “Astana 2019”.
/Epoka e re/