Shala: Millosheva do ta votojë numrin 112 më 6 tetor

28 shtator 2019 | 18:34

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vazhduar fushatën elektorale në Milloshevë.

Shala ka thënë se qyetetarët e Milloshevës tradicionalisht kanë qenë të rreshtuar në krah me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ata asnjëherë s’e kanë vënë në dyshim besimin në PDK-në dhe në lidershipin e saj.
Më 6 tetor Millosheva do të votoj numrin 112 – partinë vlerave çlirimtare dhe shetndërtuese!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/1675660662709429/posts/2499673796974774/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre të…