Shala mohon se e ka sulmuar deputetin e Vetëvendosjes

28 korrik 2020 | 16:46

Derisa Gazmend Gjyshinca që është deputet për herë të parë nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se kolegët e tij nga LDK-ja, Kujtim Shala e Arben Gashi ia kanë zënë pritën atij dhe e kanë sulmuar fizikisht, këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë akuzuar ë deputetët e LDK-së, Kujtim Shalën dhe Arben Gashin se e kanë sulmuar deputetin Gazmend Gjyshinca.

“Nuk mund ta njollosni akademikun”, ka ardhur reagimi nga Zyra e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për Kujtim Shalën

Ndërsa deputeti Kujtim Shala ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje, pasi kryetarja e komisionit e ka ndërprerë mbledhjen, që po transmetohej direkt.

“E dha Arbeni dhe kryetarja e komisionit. I gjithë takimi është transmetuar direkt. Është ndërprerë nga kryetarja. Asnjë përplasje nuk kishte pastaj”, ka thënë Shala për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, është prononcuar për medie…