Ministri Shala: MTI-ja ka përmbushur rekomandimet e auditorit

13 dhjetor 2018 | 14:21

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka raportuar në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MTI-së.

Ai ka thënë se ministria që ai udhëheq ka përmbushur të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm.

“Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm është opinion i kualifikuar në raportin e pasqyrave financiare”, ka thënë Shala.

Ai më tej ka deklaruar se zyrtari për departamentin e turizmit është isuspenduar dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmendur të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare vjetore të MTI-së.

Hoti ka thënë se sipas të gjeturave të auditorit, buxheti nuk është shpenzuar në nivelin e pritjes. “Është normale që shpenzimet kapitale të shpenzohen në fund të vitit, ka probleme më planifikimin e shërbimeve dhe të hyrave, ministria planifikon të hyra në bazë të departamenteve. 5 mijë euro ka paguar ministria për projektin ‘Made in Kosova. Auditori thekson një avancë që nuk është mbyll për një kohë të gjatë për një zyrtar brenda ministrisë, dobësi në dhënie dhe monitorimin e subvencioneve, 120 mijë euro kanë shkuar mjete te UNDP që kjo e fundit nuk e ka sjellë një plan kohor kur përfundon”, ka thënë Hoti.

Deputetja Emilia Rexhepi ka theksuar se komunitetet nuk po përkrahen me punësim dhe me subvencione nga kjo ministri.
Ajo ka deklaruar se komuniteti boshnjak nuk ka marrë subvencione asnjëherë nga MTI-ja.

Ministri Shala në përgjigjën e tij, ka thënë se vetëm në MTI janë të punësuar mbi 27 persona nga komunitetet joshumicë.

Ndërsa kur foli për ndarjen e subvencioneve dhe granteve, Shala ka sqaruar se është e njëjtë për të gjithë dhe kjo ndarje bëhet me anë të disa kritereve.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…