Shala, Mujës: Bekim Haxhiu ka faj, ta solli picën në stacion të policisë dhe të nxori prej burgut

26 prill 2023 | 12:54

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se deputetin e Vetëvendosjes, Armend Mujën, e kishte nxjerrë nga burgu kolegu i tij nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

Ai ka zbuluar se Haxhiu i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë Mujës.

“Kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun, që kur je arrestuar për korrupsion që ta ka pru picën në stacion të policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut, për korrupsion. Bekimi ka faj që ta ka pru picën dhe të ka nxjerrë prej burgu për korrupsion dhe me Bekimin kam punë”, ka thënë Shala.

Reagimi i Shalës ka ardhur pasi Muja i ka thënë Shalës se vajza e tij punon në KOSTT dhe djali në KRPP.

“Këto të dhënë për KRPP, normalisht i marrim nga djali i Ferat Shalës, që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT…”, ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj,  ka…