Shala, Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
Një përplasje verbale ka ndodhur ndërmjet kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi, Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit ka folur lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Deputeti Muja ka thënë se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, por sipas tij kjo nuk është duke ndodhur me ardhjen e qeverisjes Kurti.
Për punësime familjare, Muja ka sulmuar PDK-në, duke bërë që të reagojë kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala. Shala ka thënë se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.
“Leje PDK-në. Ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ia ke bërë. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (LV) që të kanë marrë. Këtu je në Komisionin për Ekonomi dhe po më flet për PDK-në”, ka thënë Shala.
Por, Muja e ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në PDK-në.“Uh Zot mos e bën. Kurrë nuk kam qenë në PDK”..
“PDK-ja e ka paditur ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Por, duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjellë”.
“Pa marrë parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kemi obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur, por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj ditë me rregulluar gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, ka thënë Muja.
Për punësimet familjare të Vetëvendosjes ka folur deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
“Unë e marrë obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve të militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, ka thënë ajo.