Shala nderon gjeneral Shaban Shalën në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta: E kam për nder që e kisha mik
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë kanë nderuar gjeneralin Shaban Shalën në 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se Shaban Shala ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe i vëllai i dëshmorit Bedri Shala.
“Sot, së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë të tjerë, ishim për homazhe tek varri i gjeneralit Shaban Shala. Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shalës, një prej protagonistëve kyç të historisë së re të Kosovës. Shaban Shala ishte i burgosur politik, më pas një nga themeluesit dhe drejtuesit e KMDLNj-së dhe një nga luftëtarët e parë të UÇK-së. Edhe pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në TMK. Shaban Shala ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ishte vëllai i dëshmorit Bedri Shala.m Shaban Shalën do ta përkujtojmë gjithmonë me krenari. E kam për nder që pata një shok dhe bashkëluftëtar si ai. Lavdi!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.