Shala në Arabi për të shpalosur mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj

09 prill 2019 | 11:59

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka takuar Abdulla Ahmed Al Saleh, sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve, me të cilin ka diskutuar për thellim të bashkëpunimit ekonomik.

Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim Limaj dhe kryeshefin e KIESA-s ka takuar sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara  AbdullaAhmedAlSaleh.

Ministri ka deklaruar se me AlSaleh kanë biseduar miqësisht dhe e ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.

“Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi ministri Shala gjatë takimit.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia fiton çdo ditë e më shumë terren në mjekësi.…