Shala në ditën e parë të fushatës: Gruas time, i detyrohem për gjithçka në jetë

03 shkurt 2021 | 13:00

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ditën e parë të fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit e ka nisur me një kafe me bashkëshorten e tij, Sala Berisha-Shalën.

Me këtë rast, ai ka thënë se bashkëshortes se vet i detyrohet për gjithçka në jetë.

“Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë. Jemi përballuar me izolimin, me diferencimin, me luftën, por gjithmonë kemi besuar se drita ngadhënjen mbi errësirën, dashuria mbi urrejtjen, shpresa mbi fatalitetin, liria mbi robërinë. Sot, më shumë se kurrë, bashkë po besojmë në fitoren e radhës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Një kafe me gruan time, Salën, këtë mëngjes kur edhe po e nisim fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë ditëve në vijim Sala do të jetë mentorja ime, dhe ky fakt është një ogur i mirë, sepse përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, më bën të besoj në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren time si kandidat.

Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë.

Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë.

Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë. Jemi përballuar me izolimin, me diferencimin, me luftën, por gjithmonë kemi besuar se drita ngadhënjen mbi errësirën, dashuria mbi urrejtjen, shpresa mbi fatalitetin, liria mbi robërinë.

Sot, më shumë se kurrë, bashkë po besojmë në fitoren e radhës.

Me fat, na priftë e mbara!

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa vitesh këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique janë në…