Shala: Në vitin 2023 KEK-u ka rënie të fitimit për 91.9 milionë euro, çfarë po ndodh?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka kërkuar përgjegjësi për atë që sipas tij po ndodh në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Shala ka shkruar se KEK-u ka rënie të fitimit për 91.9 milionë euro në vitin 2023.
Çfarë është duke ndodhur në KEK!? A ka llogaridhënie dhe kush duhet të jap përgjegjësi? Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria? Nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milionë euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020? PS: Të dhënat dhe shifrat e bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.