Shala: Nekovci, Fushtica, Sankovci dhe Zabeli i takojnë PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në kuadër të parafushatës për zgjedhjet e 6 tetorit ka takuar banorët e katër fshatrave të Drenasit nga të cilët ka marrë mbështetje për këtë parti dhe kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së.
“Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe ata të Nekovcit, Fushticës së Epërme, Sankovcit dhe Zabelit të Ulët janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Edhe njëherë u dëshmua se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/