Shala: Nga janari i këtij viti janë pranuar 12 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

05 prill 2019 | 13:22

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka raportuar të premten para anëtarëve të Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Shala me këtë rast ka thënë se nga 17 shkurti i vitit 2018-të, deri në dhjetor ministria që ai e drejton ka pranuar 12 kërkesa për statusin e investitorit strategjik, duke përshi dhe kërkesat për miniera.

“Nga shkurti 2018 deri dhjetor në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Nga hyrja në fuqi e udhëzimit strategjik kanë aplikuar 12 kompani, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, i gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI-ja. “I gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI të agjencionit KIESA që është zbatuese e ligjit dhe me kapacitet që kemi si agjenci është duke paraqitur vështirësi në përmbushjen e obligimeve cilësore, kjo nuk d.m.th që KIESA nuk po kryen obligimet e parapara por me përmbushjen e kërkesave të agjencionit në fjala do ishte e mirëseardhur të jemi me efikas në zbatimin e këtij ligji”, ka thënë Shala, duke shtuar se implemnetues dhe zbatues është MTI-ja dhe agjencioni që është në kuadër të MTI pra KIESA. “Ministri i diasporës ka të drejtë dhe obligim të zbatojnë ligjet dhe të flasin për mundësinë e thithjes së investimeve dhe të ndihmojnë gjitha dikasteret qe vendit tonë të i thithim sa më shumë investime. Ne si MTI nuk kemi filluar iniciativë për plotësim ndryshim të ligjit, për të u kategorizuar si investitor strategjik ne sektorin energjetik e miniera vlera minimale duhet të jetë 30 milionë euro, për turizëm së paku 20 milionë euro dhe janë të përcaktuara me ligj gjitha vlerat tjera”, ka deklaruar ai.

Shala është pyetur dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në OBT, konkretisht se kur Kosova mund të behët pjesë e kësaj organizate, për të cilën gjë ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në paragjykime dhe të jap datë konkrete. “Shtet e rajoni prej vitesh bëjnë përpjekje, andaj unë s’dua të lëshohem në paragjykime dhe të jap data”, ka deklaruar Shala.

/Epoka e re/ A.MAVRAJ

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka shënuar fitore me Ippon ndaj koreanes Kang,…