Shala: Nisma Socialdemokrate është e gatshme për zgjedhje
21 korrik 2019
| 17:34
Nisma Socialdemokrate e cila drejtohet nga Fatmir Limaj ka mbledhur kryesinë e saj për shkak të situatës politike që është krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Nisma është e gatshme që të shkojë në zgjedhje.
I pyetur nga “Klan Kosova” lidhur me ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë Jakup Krasniqit, ai ka thënë se tani po vërehen pasojat e kësaj gjykate e cila fillimisht ishte kundërshtuar nga Nisma.
Vendimet e marra gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë së Nismës Socialdemokrate , pritet të kuptohen pas përfundimit të saj.