Shala: Pakoja e re ligjore për FSK-në është për mbrojtje të Kosovës
09 nëntor 2018
| 11:09
Në Qendrën Mediale në Çagllavicë është mbajtur debati publik për pakon e projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.
Këtë debat e ka organizuar Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për afirmim të marrëdhënieve ndër-etnike, njofton Klan Kosova.
Kryetari i këtij Komisioni, Haxhi Shala, ka thënë se pakoja e re ligjore për FSK-në është për mbrojtje të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën.