Shala para Speciales: Nuk mund të deklarohem pa e pranuar materialin
13 dhjetor 2023
| 15:12
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, dhe një ndër komandantët e UÇK-së, i njohur si “Topi”, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Shala ka thënë se për sa kohë që nuk e ka marrë materialin nga prokuroria, nuk do të mund të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjë në seancën e ardhshme.
Gjykata Speciale ka konfirmuar një ditë më parë aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, i cili po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.
Ai është ekstraduar në Hagë dje në mesditë.