Shala paralajmëron fitore ndaj Maltës

03 qershor 2021 | 23:00

Mesfushori Herolind Shala ka thënë se mungesa e tifozëve për shkak të pandemisë është mjaftë e madhe për ekipin përfaqësues, por që edhe në këtë ndeshje do të luajnë për fitore.

“Jemi shumë të fokusuar në këtë miqësore, edhe pse është shumë vështirë të luajmë pa shikuesit tonë, të cilët gjithmonë na mbështesin dhe janë mbrapa neve. Mirëpo, ne do të japim gjithçka për të arritur rezultate pozitive dhe ta dërgojmë Kosovën përpara”, ka thënë Shala.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 18:00.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të…