Shala paraqet amendament për zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka propozuar tri amendamente për Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.
Në mesin e këtyre amendamenteve, Shala ka paraqitur zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj.
“Mbesim me shpresë që mazhoranca do t’i mbështesë amendamente, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Shalës:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë fundvit kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër.
Andaj, sot nënshkrova tri propozim amendamente për projektet si në vijim:
1. Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj,
2. Ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdevc, dhe
3. Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut.
Mbesim me shpresë që mazhoranca do t’i mbështesë amendamente, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.