Shala: Pas Calit, vjen padrejtësia e rradhës kundrejt Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale
16 korrik 2024
| 16:02
Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Azdren Shala, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim.
Sipas Shalës, kjo është padrejtësia e radhës nga kjo gjykatë.
Shala ka shkruar në “Facebook” se “para këtij absurdi, do duhej iniciativë dhe reagim qeveritar”.
“Do duhej, ama për fatin edhe me të keq, efektet e kësaj gjykate janë edhe qëllimet e qeverisë. Zbehja e shkëlqimit të UÇK-së, para se me qenë vendim i kësaj gjykate, ka qenë dhe mbetet narracion shpjegues i Kurtit për luftën”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë i Shalës: