Shala: PDK-ja, alternativa e vetme politike dhe ekonomike
02 tetor 2019
| 16:37
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se Drenica është bindur se kjo parti është alternativa e vetme politike dhe ekonomike në vend.
“Banorët e Polluzhës, Shtuticës, Verbocit,Tërstenikut dhe Korroticës tashmë janë të bindur se alternativa politike dhe ekonomike e Partisë Demokratike të Kosovës është ajo që sot i duhet shumë vendit tonë. Drenica dhe krejt Kosova fuqishëm besojnë në ne, sepse ne udhëheqim me dashuri për njeriun dhe me besim në Zotin”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/