Shala: PDK-ja është kundër ngritjes së tarifave të rrymës për 14 për qind nga ZRrE-ja
09 mars 2023
| 11:11
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka ngritur shqetësimet e tij në lidhje me ngritjen e tarifave të rrymës për 14 për qind nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Sipas tij, kjo do të ishte e papërballueshme për qytetarët.
“Ngrehim shqetësimet tona për ngritjen e tarifave për 14 për qind nga ZRrE-ja. Ne si PDK jemi kundër kësaj për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të vendit. Për shkak të rënies së fuqisë punëtore. Kjo është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh”, është shprehur Shala në Kuvendin e Kosovës.