Shala: PDK-ja ka programin më të mirë për zgjedhjet e 14 shkurtit
Ferat Shala, ish-deputet i PDK-së, ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjerë vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku.
Ai ka thënë në emisionin “dPT” në “T7” se PDK-ja ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se për këtë çështje ka dështuar një koalicion me Nismën.
“Nuk jemi Nëna Terezë. Kemi bërë shumë në ndërtimin e këtij shteti. U kemi dhënë shancën partive tjera disa herë me radhë. E kemi dhënë votën disa herë me radhë për buxhete e ligje. Ne nuk kemi vija të kuqe për askënd dhe jemi të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shihemi pas 14 shkurtit”, ka thënë Shala.
Shala po ashtu ka thënë se PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.
“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, ka thënë Shala