Shala: Për 10 vjet të gjitha qeveritë paguan 75 milionë euro për rrymën në veri, ndërsa qeveria Kurti 84 milionë euro (video)

08 dhjetor 2022 | 12:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti në lidhje me vendimin e saj për shpalljen e gjendjes emergjente për furnizim me energji.

Shala ka kritikuar ministren Artane Rizvanolli për gjendjen energjetike në vend. Ai ka pyetur Rizvanollin se ku është strategjia për energjinë.

“Ku është strategjia? Na ke premtuar nga marsi. Shkojë një vit dhe nuk kemi strategji. Si i zgjidhë problemet energjetike kur nuk ka strategji? Për më keq, jo vetëm që na ke mashtruar neve, e ke mashtruar edhe kryeministrin. Fatkeqësisht e dëgjova kryeministrin në forumin e Vjenës ku thirret në strategjinë energjetike deri në vitin 2031. Si ka mundësi që një kryeministër të thirret në strategji e cila nuk është?”, ka thënë Shala.

Po ashtu, Shala e ka pyetur ministren Rizvanolli se ku është edhe udhërrëfyesi për energjinë në raport me veriun e Kosovës.

“Sovranitet në veri është edhe energjia, jo vetëm tabelat”, ka thënë Shala, duke shtuar se devijimet energjetike në veri i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 84 milionë euro.

“Nga 2010 deri në 2020 të gjitha qeveritë bashkë i kanë harxhuar 75 milionë për pjesën në veri. Të jemi të sinqertë edhe atë shifër e kam nxjerrë. Pra për 10 vjet devijimet në veri kanë kushtuar 75 milionë euro, ndërsa për një vit e gjysmë, pa i bërë dy vjet, deri në tetor ju i keni paguar 84 milionë euro”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez u ka dhënë miliona ndjekësve të saj një…