Shala: Për Adem Demaçin është bërë propagandë se s’ka qenë në burg fare

26 korrik 2022 | 18:11

Behxhet Shala, ish i burgosur politik, në Frontal të t7 ka folur për vitet që bashkë me veprimtarin Adem Demaçin i kanë kaluar në burg.

Ai tha se për Adem Demaçin “çdo gjë është bërë shkel e shko”.

“Nëqoftëse e shihni se si janë bërë këto homazhe, ka situata që më mirë të mos jenë bërë fare sesa si janë bërë, ka ndërhyrje partiake, thjeshtë nuk shkon ky përkujtim me figurën, angazhimin dhe personalitetin e bacës Adem. Kemi parë që edhe gjatë varrimit ka pasë ngecje, janë bërë shkel e shko.

Për bacën Adem gjithçka është bërë shkel e shko, vetëm për shkakun që ai ka qenë kundërshtar i çdo dukurie që ka qenë në kundërshtim me idetë kombëtare dhe shtetërore, pavarësisht kush ka qenë.

Kushtimisht po them, ka qenë i pamëshirshëm ndaj atyre që nuk kanë punuar apo vetëm deklarativisht janë angazhuar për çështje politike, kombëtare dhe shtetëore të Ksoovës”, është shprehur ai.

Ai foli edhe organizimit të sotëm për katërvjetorin e vdekjes së Demaçit.

“Ka qenë një përkujtim i fragmentizuar, secili ka shkuar për veti, shoqatat e të burgosurve kanë shkuar sepse iu takon shkaku që baca adem si i burgosur politik. Baca Adem nuk është Mendela i Kosovës, është Adem Demaçi i Kosovës, i Shqipërisë dhe të gjithë popujve që e dojnë lirinë”, ka thënë ai.

Shala u pyet se a ka persona që mendojnë se Adem Demaçi nuk ka qenë në burg.

“Ka të atillë, kjo ka qenë propagandë politike në Kosovë, krejt këto kanë dalë kryesisht nga Kosova”

Shala tha se Adem Demaçi është respektuar më shumë nga “ata që e kanë ditur problemin e Kosovës sesa këta që që kanë qenë brenda”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti e…