Shala për draftstatutin e Asociacionit: Autonomi politike territoriale për serbët
21 maj 2024
| 21:35
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbë “është autonomi politike territoriale për serbët e vendit”.
Ai ka shtuar se procesi i integrimit si për Kosovën po ashtu edhe për Serbinë “janë të lidhura me atë marrëveshje që në thelbin e saj ka nenin 7”.
“Albin Kurti ka marrëveshje me presidentin e Serbisë… nuk kërkohet kurrfarë nënshkrimi, ajo është marrëveshje të cilën e ka adaptuar Bashkimi Evropian dhe e dini që është kthyer në një detyrim për Serbinë si ‘Kapitulli 35’ dhe sipas Aneksit të Ohrit është edhe detyrim i ri për Kosovën”.
Draftstatutin e Asociacionit e ka cilësuar si “draft-kushtetutë” për serbët.