Shala për ndeshjen kundër Spanjës: Edhe ne sikurse Greqia mund të marrim një pikë

29 mars 2021 | 17:50

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka shprehur optimizëm për përballjen që Kosova e zhvillon të mërkurën kundër Spanjës.

Shala është i zhgënjyer me humbjen që “Dardanët” pësuan në ndeshjen e parë kundër Suedisë (0-3).

“Jam i zhgënjyer me rezultat dhe me lojë, kemi luajtur me pak ide dhe ia kemi filluar shumë herë me topa të gjatë, goli i parë ka qenë fatal për lojë. Kemi pasur shumë mungesa edhe në mbrojtje. Duhet të rikuperohemi shpejt nga kjo humbje dhe të mendojmë një plan për një pikë ndaj Spanjës, sepse ka mundësi. Nëse mundet Greqia, pse nuk mundemi ne?”, ka thënë Shala në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 3 500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë…