Shala për qasjen e Kurtit ndaj sindikatave: Taktikë për të gjetur armik të brendshëm
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e këtij të fundit karshi sindikatave dhe kërkesave të tyre.
Shala ka thënë se Kurti po mundohet që ta zhvendos vëmendjen nga kërkesat sindikale, sociale dhe kriza energjetike.
Sipas tij, kjo është një taktike për të gjetur armik të brendshëm në këtë rast radha iu ka ardhur sindikatave.
“Çështja e problematikës së sindikatave është një qasje e gabuar e kryeministrit e paramenduar mirë për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesat sindikale, problemet reale, sociale që ka shoqëria jonë për të zhvendosur vëmendjen nga kriza energjetike e thellë që po e kaplon vendin dhe nga një situatë ku kemi ndërprerjen e energjisë elektrike në tërë territorin e vendit me orar të reduktuar si në periudhën e pasluftës”.
“Pra një taktike e tillë për ta hapur dhe për të gjetur armik të brendshëm në këtë rast radha iu ka ardhur sindikatave”, ka thënë Shala për “EO”.
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar kritikat ndaj krerëve të sindikatave edhe nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se është gabim të trajtohen njësoj kryesindikalistët, pasi sipas tij, as dikur e as sot nuk kanë qenë të njëjtë.