Shala për rastin Dehari: I vetmi fitues në maskaradat që janë bërë në emër të tij është Kurti
03 nëntor 2024
| 14:54
Azdren Shala, anëtar i PSD-së, ka thënë se i vetmi fitues në maskaradat që sipas tij janë bërë në emër të rastit Dehari është kryeministri Kurti.
Shala ka reaguar edhe për agjendën e shënimit të 8-vjetorit të vdekjes së Deharit, e ku parashihen turne në shah e ping-pong.
“I vetmi fitues në krejt maskaradat që janë berë në emër të Astritit eshte Albin Kurti. Zbardhne rastin (nëse keni çka me zbardhë) lëreni turniret së boll keni fitue në kurriz të ketij djali o matrapaza”, ka shkruar Shala në “Facebook”.