Shala përkujton dëshmorët dhe martirët e rënë në Likoshan dhe Çirez
28 shkurt 2024
| 16:09
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar betejën e Likoshanit dhe Çirezit dhe të rënët në masakrën kundër civilëve në këto dy fshatra të Drenicës.
Shala ka thënë se pas Likoshanit dhe Çirezit, Serbia kishte filluar fushatën e spastrimit etnik të shqiptarëve.
“Sot shënohet 26 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit kundër forcave ushtarako-policore serbe në Kosovë, dhe e masakrës mbi martirët e këtyre fshatrave. Me këtë akt barbar policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik në Kosovë. Lavdi e respekt për dëshmorët e kësaj beteje dhe për të gjithë martirët e rënë në Likoshan e Çirez”, ka shkruar Shala në “Facebook”.