Shala përkujton të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër
17 prill 2024
| 14:04
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër të Drenasit.
Ai ka thënë se masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës.
“Sot shënohet përvjetori i masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër. Masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër, do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës, dhe do të mbahen mend për të rikujtuar sakrificën dhe qëndresën e popullatës së Drenicës në rrugën e lirisë dhe mbijetesës. Nderimi dhe përkujtimi për këta martirë të lirisë do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.