Shala priti në takim një delegacion nga Sekretariati i Komunitetit për Energji
28 shkurt 2023
| 17:32
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i prirë nga kryetari Ferat Shala, priti në takim Artur Lorkowski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë.
Në këtë takim, Lorkowski prezentoi Raportin Implementues të Kosovës për vitin 2022, raport ky i hartuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në të cilin pasqyrohet progresi dhe sfidat e Kosovës ne energji, naftë, gaz, mjedis etj.
Ndërsa anëtarët e komisionit gjatë bashkëbisedimit me delegacionin nga Vjena ngritën ççshtje rreth temave që raporti ka evidentuar.
Lorkowski shoqërohej edhe nga drejtori ligjor, Dirk Buschle dhe Olena Antonova, eksperte e energjisë.