Shala: Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në, Kurti nuk pranohej si lideri i delegacionit

20 prill 2020 | 21:16

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se administrata e ShBA-së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.

“Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDKja është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që administrata e ShBA-së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëhiqte dialogun”, ka thënë Shala.

“Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në”, shton ai.
T

utje Shala thotë se me të dërguarin Special të ShBA-së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte, por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për…