Shala: Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se dje Kosova ka përmbyllur me suksese procesin e zgjedhjeve parlamentare, duke treguar pjekuri të lartë politike.
Me këtë rast, ai ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së, pavarësisht se rezultatet nuk e kanë nxjerr si parti të parë.
“Së pari, një falënderim shumë i sinqertë shkon për liderin PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjithmonë është në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare. Një falënderim shkon edhe për strukturat PDK-së në të gjitha nivelet; Për anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së anë e mban Kosovës, të cilët besuan në PDK-në dhe liderin e saj”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Shalës:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Vendi ynë – Kosova dje përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik dhe shtetëror duke pasur zgjedhje të lira demokratike, dëshmi kjo e një pjekurie të mirë politike.
Duke qenë se për dy javë sa zgjati fushata zgjedhore unë kam qenë pjesë aktive e saj si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dua ta bëjë një falënderim publik.
Së pari, një falënderim shumë i sinqertë shkon për liderin PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjithmonë është në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare.
Një falënderim shkon edhe për strukturat PDK-së në të gjitha nivelet; Për anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së anë e mban Kosovës, të cilët besuan në PDK-në dhe liderin e saj.
Besimi juaj, puna juaj, vetëm sa do të na forcojë. Do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur, rojë e shtetësisë sonë!
Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!
Ne do të jemi këtu, për Ty dhe Shtetin!
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686288758313286/2507337982875022/?type=3&theater